ZHVILLIMI DHE MENAXHIMI I SISTEMEVE TË CILËSISË DHE VLERËSIMI I JETËS NË RAFT TË PRODUKTEVE USHQIMORE
AUT

Rreth kursit
Titullari/pedagogu i lëndës: Prof. Dr. Renata Kongoli, Dr. Ariola Morina
Titulli i lëndës: ZHVILLIMI DHE MENAXHIMI I SISTEMEVE TË CILËSISË DHE VLERËSIMI I JETËS NË RAFT TË PRODUKTEVE USHQIMORE
Ngarkesa: 5 ETC, 60 ore leksione/seminare, 30:30
Tipologjia e lëndës: B, lëndë karakterizuese
Viti Akademik/Semestri kur zhvillohet:: Viti i parё, semestri i dytё
Lloji i lëndës:: E detyrueshme/me zgjedhje
Programi i studimit: Për studentët e Fakultetit të Bioteknologjisë & Ushqimit. Programi i studimeve “Sistemet e qëndrueshme të prodhimit të ushqimeve”, për Ciklin e Dytë të Studimeve, Master i Shkencave
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: rkongoli@ubt.edu.al
amorina@ubt.edu.al
PËRSHKRIMI I LËNDËS
Pika kryesore e këtij moduli është të ofrojë një sfond të zgjeruar informacioni në të kuptuarit e menaxhimit të cilësisë, rolin e tij, zbatimin e tij në menaxhimin e procesit dhe integrimin e sistemeve të menaxhimit në lidhje me cilësinë e produktit, jetëgjatësinë e tij në raft, sigurinë dhe kujdesin mjedisor. Një theks i veçantë i është dhënë teorisë dhe praktikës në lidhje me sigurinë ushqimore dhe menaxhimin e cilësisë, vlerësimin e jetës në raft të ushqimeve, pijeve dhe produkteve të tjera. Studentët do të marrin njohuri mbi përparimet e fundit që kanë pësuar këto sisteme dhe ndikimin e këtyre sistemeve në industrinë ushqimore. Gjithashtu ky modul mbulon çështje të njohjes së hollësishme të kërkesave për respektimin e legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar të sigurisë ushqimore.
REZULTATET E TË NXËNIT:
Pas përfundimit të suksesshëm të kursit studenti do të jetë në gjendje të:
- Vlerësojë në mënyrë kritike zhvillimet e fundit në sistemin e kontrollit të sigurisë ushqimore.
- Ketë një pikëpamje të integruar të çështjeve të përfshira.
- Jetë në gjendje të kryejë vlerësime të riskut për problemet e sigurisë ushqimore, përfshirë këtu edhe modifikimin gjenetik.
- Demonstrojë njohuri të hollësishme për kërkesat në lidhje me respektimin e legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar të sigurisë ushqimore.
- Jetë i aftë të analizojë historinë dhe idetë bazë në themel të menaxhimit të cilësisë dhe të ketë njohuri të detajuara për rolin e Menaxhimit të Cilësisë (QM) në menaxhimin modern.
- Demonstrojë njohuri mbi sistemet e menaxhimit të cilësisë, zbatimin e tyre dhe hapat praktikë të nevojshëm për zbatim.