Skip to main content

Përdorimi i qëndrueshëm i produkteve për mbrojtjen e bimëve


UHZ

Rreth kursit

Njësia akademike: Fakulteti i Agrobiznesit
Titulli i lëndës: Përdorimi i qëndrueshëm i produkteve për mbrojtjen e bimëve
Niveli: Master
Statusi lëndës: Zgjedhore
Viti i studimeve: 2020-2021
Numri i orëve në javë: 2+2
Vlera në kredi – ECTS: 5
Koha / lokacioni: /
Mësimëdhënësi i lëndës: Prof.asoc.Dr.Ismajl Cacaj
Detajet kontaktuese: ismajl.cacaj@unhz.eu


PËRSHKRIMI I LËNDËS


Kjo lëndë përfshin ciklin e ligjëratave ku mësohen sëmundjet dhe dëmtuesit më të rëndësishëm të kulturave bujqësore siç janë:sëmundjet dhe insektet e drithërave dhe të misrit,sëmundjet dhe insektet e perimeve,sëmundjet dhe insektet e fasules dhe të bizeles,panxhar sheqerit,patates,kolzës,sojës,duhanit,lulediellit,të hardhisë dhe të pemëve.


REZULTATET E PRITURA TË NXËNIES:

Ligjëratat nga lënda Përdorimi i qëndrueshëm i produkteve për mbrojtjen e bimëve. Rezultatet e pritura do të ishin

  • t’i mësojmë studentët lidhur me rëndësinë e sëmundjeve dhe dëmtuesve,
  • Të jenë në gjendje t’i identifikojnë sëmundjet dhe insektet te kulturat e caktuara
  • T’i mësojnë se cilat janë sëmundjet dhe insektet që shkaktojnë dëme ekonomike
  • Kohën e spërkatjes
  • Metodat më të reja të mbrojtjes
Enroll